SISTEMI URINAR

Gjate proçesit te shkembimit te lendeve neper qelizat tona formohen produkte te panevojshme per organizmin tone, madje te demshme dhe helmuese per te. Ato duhen nxjerre jashte. Shumica e tyre dalin me anen e urines. Urina e cila permban prodhimet e panevojshme organike, formohet ne veshkat te cilat punojne si nje rafineri e madhe, duke rafinuar tere gjakun dhe duke hequr prej tij tere lendet qe nuk nevojiten dhe qe do ta demtonin organizmin po te qendronin.

Ndertimi i veshkave

sistemi urinar

Veshkat kane formen e fasules,ato ndodhen anash shtylles kurrizore, ne pjesen lumbare te saj. Jane te rrethuara me dhjame qe ndihmon ne fiksimin e tyre. Veshkat kane funksionin e filtrimit te gjakut. Gjithashtu kane funksione hemostatike si rregullimin e elektroliteve dhe rregullimin e presionit te gjakut. Veshkat prodhojne hormone shume te rendesishme per organizmin si kalcitriolin, reninen dhe eritropoietinen.Ne pjesen e siperme te veshkave. tamam porsi nje kesule, jane vendosur gjendrat mbiveshkore, nje ne secilen ane. Ne anen e brendshme te veshkave eshte porta (hilusi) ku hyjne arteriet e veshkave dhe dalin ureteret dhe venat. Me ne brendesi te veshkes ka nje zgaver qe quhet kupa e veshkave (pieloni). Pikerisht ketu fillojne ureteret.

Po te presim se gjati veshken do shohim se perbehet nga dy shtresa:

  1. Shtresa e jashtme ose korja e cila ka ngjyre te kuqe te ndezur sepse eshte e pasur ne ene gjaku.
  2. Shtresa e brendshme me ngjyre gri. Ne te ndodhen piramidat. Çdo piramide ka nje numer te madh tubash te vegjel urinare te cilat hapen ne kupen e veshkave. Çdo veshke ka mbi nje milion tuba urinare.

Ureteret
Jane dy tuba me gjatesi 25-30 cm qe fillojne ne kupen e veshkave dhe perfundojne ne fshiken urinare.

Fshikeza urinare
Eshte nje qese qe sherben per grumbullimin e urines deri ne nxjeirjen jashte te saj.

Uretra
Eshte nje kanal i gjate rreth 15-16 cm tek burrat dhe rreth 3 cm tek grate. Tek burrat kalon ne mes te organit seksual mashkullor, penisit, qe sherben njekohesisht dhe per kalimin e spermes. Tek grate uretra eshte e veçante nga organet gjinore dhe ndodhet 2-3 cm nen klitorisin. Me anen e uretres urina derdhet ne mjedisin e jashtem.

Urina
Urina ka ngjyre te verdhe si te limonit, ka permbajtje acide dhe nje ere te lehte amoniaku. Ka nje shije te hidhur ne te kripur. Densiteti i saj mesatar eshte 1012-1020. Brenda 24 oreve njeriu i rritur eliminon 1000-1500 cc urine. Urina eshte e perbere prej ujit ne te cilin jane te tretura mbeturinat organike te veprimtarise se qelizave. Me kryesoret nga keto jane:
— Urea. Eshte produkt i zberthimit te proteinave. Brenda 24 ore-ve nxirren 25-30 gram ure.
— Acidi urik nxirret rreth 1 gr ne 24 ore.
— Kriprat amoniakale
— Squfuri
— Kloruret. Nxirren rreth 10-15 gr kripe gjelle ne 24 ore. Kjo sasi varet shume nga sasia e kripes qe marrim me ushqimet.
— Kriprat fosfatike. Ne sasi 2-4 gr ne 24 ore.
Ne urinen e nje organizmi normal nuk duhet te kete as albumine as glukoze.

Kujdesi per veshkat

Funksionimi normal i veshkave varet shume nga menyra e ushqyerjes sone.

  • Ushqimet e shumta me origjine shtazore qe permbajne sasi te madhe azoti si: mishi, vezet, peshku etj, e lodhin mjaft veshken. Lendet e azotuara te dala nga zberthimi i tyre si urea dhe acidi urik, mund te jene shkak i formimit te gureve.
  • Kripa e gjelles e perdorur ne sasi te medha, ashtu si dhe pijet alkoolike, jane shume te demshme per veshkat.
  • Edhe sasia e tepert e ujit i lodh veshkat.
  • Nje pasterti e mire e organeve te jashtme gjinore, parandalon kalimin e mikrobeve ne uretren dhe qe ketej ne rruget e siperme te ketij sistemt duke parandaluar keshtu infektimin e tyre.
  • Duhet luftuar kapslleku i cili ndihmon shpesh zhvillimin e in- feksioneve te sistemit urinar.
  • Ne rast semundjesh te veshkave duhet te zbatohet me rreptesi dieta e porositur prej mjekut