Migrena – Cilat Jane Shkaqet Dhe Si Mjekohet?

Migrena eshte dhimbje e forte e kokes e cila zakonisht eshte me madhe ne njeren ane te kokes. Dhimbja zakonisht eshte e rende mjaftueshem per te ndikuar ne aktivitetet gjate dites dhe mund te zgjasi nga 4 ore ne 3 dite nese nuk mjekohet. Me shume se 1 person ne 10 ne SHBA dhe 1 grua ne 6 vuajne nga migrena, por shume prej tyre u thuhet gabimisht qe vuajne nga sinuziti apo dhimbje e zakonshme koke. Ushqimet, stresi dhe hormonet mund te sherbejne si aktivizues per migrenen.

 

dhimbje koke
Simptomat e migrenes

Dhimbja shpuese ndodh zakonisht ne njeren te kokes,ne temthet e kokes ne ball apo prane syve. Migrena e ben personin qe vuan prej saj me te ndjeshem ndaj drites dhe zhurmave. Shume njerzve u perzihet, kane te vjella ose probleme me shikimin. Dhimja mund te jete e tille qe tju detyroje te mos shkoni ne pune apo te humbisni aktivitete te tjera te rendesishme.

Migrena me aureole

Rreth 20% e njerzve qe vuajne nga migrena kane nje ndjesi paralajmeruese rreth 20 minuta ose nje ore perpara se te shfaqet dhimbja e padurueshme e kokes. Ato mund te shohin drite te forte, vija ose pika ose te kene shikim te turbulluar deri edhe ne verberim. Kjo njihet si migrena klasike.

Shenjat paralajmeruese te migrenes?

Disa njerez mund te kene ndryshim te humorit perpara shfaqjes se migrenes. Ato mund te behen me te ekzaltuar te irrituar apo te bien ne depresion. Disa mund te ndjejne nje ere apo shije te cuditshme. Ata mund te ndjejne me shume lodhje apo te kene me teper gogsima (hapje te gojes per gjume), ose te kene tension muskular. Rreth 1 ne 4 persona kalojne ne kete faze e cila zakonisht ndodh 24 ore perpara dhimbjes se kokes.

neuronet

Cfare e shkakton migrenen?

Shkaku egzakt per migrenen ende nuk dihet, por mendohet qe problemi eshte neurologjik ( i lidhur me sistemin nervor). Besohet qe lendet kimike, enet e gjakut dhe nervat e trurit jane te perfshira si shkaktare te semundjes.

Kush jane aktivizuesit e migrenes?

• Dritat e forta – Migrena mund te aktivizohen nga disa shkaqe te caktuara si dritat e forta pulsuese. Ato mund te jene reflektim i drites ne bore, ne uje, nga llampat fluoreshente, televizioni ose ekrani i kinemase. Duke perdorur syze dielli te polarizuara dhe llampa fluoreshente me drite naturale mund te evitoni nxitjen e dhimbjen se kokes.
• Ankthi dhe stresi – Stresi emocional eshte nje aktivizues i zakonshem i migrenes. Nderkohe qe eshte pothuajse e pamundur te shmangni teresisht stresin, disa ushtrime relaksuese mund tju ndihmojne. Merrni fryme dhe nxirreni frymen ngadale, duke u mbushur me fryme dhe pastaj nxirreni teresisht. Disa persona mendojne se duke menduar nje pejsazh paqesor ose duke degjuar muziken e preferuar i ndihmon te evitojne aktivizimin e migrenes.
Mos ngrenia mjaftueshem ose mungesa e gjumit – Eshte e rendesishme per njerzit qe vuajne nga migrena te kene regjim te rregullt te ushqyerjes dhe te gjumit. Sasia e reduktura e sheqerit ne gjak si pasoje e shmangies se vakteve mund te aktivizoje migrenen. Gjithashtu konsumimi i nje sasie te madhe sheqeri shkakton nje kulm dhe me pas nje renie te sheqerit. Pini shume uje gjate dites per te evituar dehidratimin dhe flini te pakten 6-8 ore ne nate.
• Ndryshimet hormonale Per shume femra migrena lidhet me ciklin e tyre menstrual, qe ndodh ose disa dite perpara ciklit ose gjate tij kur niveli i estrogjenit ulet. Disa gra mund te perfitojne nga medikamentet anti-inflamatore perpara se dhimja e kokes te filloje ose nga kontracaptivet si pilulat, leukoplastet ose unazat. Disa te tjera mund te mos kene asnje perfitim ose edhe te perkeqsojne migrenen me kontraceptivet hormonal.
• Ushqimet qe shkaktojne dhimbje koke Personat qe vuajne nga migrena shpesh raportojne se disa ushqime te caktuara aktivizojne dhimbjen e tyre. Me te zakonshmit jane: vera e kuqe, cokollata, djathi, salca e sojes dhe mishi i perpunuar. Megjithate studimet shkencore nuk kane konfirmuar ende ndonje ushqim qe aktivizon migrenen.
• Tiramina – Ushqimet e konservuara ose te stazhionuara kane nivele te larta te tiramines, nje substance e krijuar nga shperberja e aminoacidit tirozine. Tiramina mund te shkaktoje ngushtimin e eneve te gjakut dhe me pas zgjerimin e tyre dhe kjo gje mund te aktivizoje migrenen te disa persona. Disa eksperte te dhimbjes se kokes keshillojne limitimin e ushqimeve te fermentuara ose te vjeteruara si djathi, salca e sojes, turshive dhe specit djeges.
• Kafeina- Ndihmon apo Pengon? Kur kombinohet me disa medikamente kunder dhimbjes mund te ndihmoje ne reduktimin e dhimbjes. Shumica e atyre qe vuajne nga migrena mund te pine nje ose dy filxhane kafeje ne dite pa pasur probleme. Megjithate shume kafeine mund te coje ne dhimbje koke mbasi eshte zhdukur efekti stimulues.

Mbani shenim aktivizuesit personal te migrenes. Mbani nje ditar. Cdo here qe ju fillon nje krize migrene, mbani shenim per shenjat paralajmeruese, aktivizuese dhe shkallen e dhimbjes. Nese mund te zbuloni disa nga aktivizuesit personal mund ti evitoni vetes kriza te ardhshme te migrenes.

Kush preket nga migrena?

Femrat kane probabilitet 3 here me te madh per te vuajtur nga migrena se meshkujt. Nese keni te aferm qe kane vuajtur nga migrena edhe ju keni mundesi te larte te vuani prej saj. Disa eksperte mendojne qe migrena mund te jete e lidhur me mutacione ne gjene qe prekin disa zona te trurit. Migrena gjithashtu eshte me e zakonshme midis njerzve qe vuajne nga epilepsia, depresioni, azma, ankthi, nga goditje te zemres, dhe ata qe kane semundje neurologjike apo semundje te tjera te trasheguara.

femijet dhe migrena

Migrena tek femijet

Rreth 5% e femijeve qe kane probleme me dhimbjen e kokes muajne nga migrena. Edhe vajzat dhe djemte mund te kene migrene por gjate pubertetit ajo eshte me e shpeshte tek vajzat. Femijet mund te kene edhe simptoma te tjera pervec dhimbjes se kokes si: dhimbje stomaku (migrene abdominale) ose te vjella te shpeshta (te vjella ciklike). Nese femijet e vegjel fillojne te kene veshtiresi me qendrimin ne kembe, te zverdhen, te kene levizje te pakontrolluara te syve dhe te kene te vjella, ato mund te kene nje forme migrene te quajtur Vertigo Paroksimale Beninje.

Diagnostifikimi i migrenes

Migrena zakonisht diagnostifikohet ne baze te simptomave por mjeku juaj mund tju bej disa analiza per te perjashtuar shkaqe te tjera per dhimbjen e kokes si: tumoret e trurit, hemorragji ne koke etj. Tomografia e kopjuterizuar perdor rrezet X per te krijuar imazhe te trurit. Rezonanca magnetike perdor valet radio dhe nje fushe magnetike per te krijuar imazhe te trurit. Ne baze te ketyre analizave mjeku mund te shikoje trupa te huaj ne tru.

mjekimet kunder migrenes

Mjekimi

• Medikamentet pa recete- Kombinimi i medikamenteve kunder dhimbjes dhe atyre anti-inflamatore mund te ndihmoje: aspirina, natriumi i naproksenit,ibuprofeni, acetominofeni. Disa jane formuluar ne menyre specifike per migrenen. Megjithate mbi perdorimi i tyre mund te shkaktoje perkeqesim te dhimbjes se kokes ose mund te shkaktoje ulcera dhe probleme te tjera gastrointestinale.
• Triptani- Eshte medikamenti me i zakonshem qe perdoret per migrenen dhe eshte me efektivi nese pihet qe heret sapo shfaqen simptomat. Triptan te zakonshem perfshine: Amerge, Axert, Frova, Imitrex, Maxalt, Relpax, Treximet, and Zomig. Njerzit qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut, semundje te zemres apo semundjet te tjera ndoshta nuk mund ti perdorin triptanet. Dhe meqenese ka rrezik te larte per kombinim midis medikamenteve duhet te konsultoheni me mjekun per medikamente te tjera qe merrni si antidepresivet, antiepileptiket etj. Efekte anesore te triptaneve perfshine : te vjellat, marrje mendsh, mpirje, dhimbje kraharori, zhurme te vesh.
• Ergotamina– Nese triptanet nuk japin clirim, mjeku juaj mund tju keshilloje dihidroergotamine (Migranal) ose ergotaminen (Kafergot ose Migergot) qe mund te jene tableta, sprei nazal ose injeksion. Keto medikamente ngushtojne enet e gjakut dhe mund te shkaktojne te perziera, marrje mendsh, dhimbje muskulare ose shije te keqe ne goje. Ato nuk jane aq efektive sa triptanet dhe gjithashtu kombinohen keq me disa medikamente te tjera.

Nese mjekimi qe beni nuk po ju jep efekt , konsultohuni me mjekun per te nderruar medikament. Beni kujdes qe ti merrni medikamentet heret gjate krizes, te pakten rreth 2 ore pas fillimit te dhimbjes se migrenes. Mbi perdorimi i medikamenteve ne raste te vecanta mund te coje ne dhimbje koke kronike. Nuk duhet te merrni medikamentet me shume se dy here ne jave.
Nese migrena juaj eshte frekuente dhe e rende, ju duhet te merrni mjekim cdo dite per te parandaluar krizat. (Blocadren), divalproex sodium (Depakote), propranolol (Inderal), and topiramate (Topamax) jane mjekime te aprovuara per parandalimin e migrenes. Ato jane medikamente te formuluara per te trajtuar tensionin e larte dhe per te parandaluar krizat epileptike.

Mjekimi alternativ- Agopuntura eshte nje forme mjekimi kinez qe perdor age shume te holla qe futen ne zona specifike te trupit per te balancuar rrjedhjen e energjise ne trup. Disa kerkues kane zbuluar se agopuntura shkakton leshimin e disa lendeve kimike nga truri qe ndikojne tek dhimbja. Megjithate studimet ne efektshmerine e agopuntures per simptomat e migrenes kane qene mikse.

Migrena zakonisht godet moshat nga 20-60 vjet. Edhe pse njerzit e moshes se trete kane migrene, dhimbjet lehtesohen me kalimin e kohes gjithashtu dhe edhe shpeshtesia reduktohet, shpesh edhe zhduket plotesisht. Menaxhimi i mire i migrenes mund tju ndihmoje ta zhdukni ate pergjithmone.