Sipas nje studimi te ri miliona duhanpires qe e konsiderojne veten te shendetshem mund te kene semundje te ndryshme te mushkerise te pa diagnostifikuara me pare.

duhan
Rreth 55 % e atyre qe kalojne testin e funksionit te mushkerive kane probleme me frymemarrjen.
Perdorimi i teknikave te avancuara te imazherise bashke me testin e ecjes dhe vleresimin e cilesise se jetes mund te tregojne shenja te hershme te Sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), nje semundje kjo e pasherueshme dhe progresive. SPOK eshte nje semundje e lidhur me duhanin dhe eshte shkaku i trete i vdekjeve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Duhanpiresit qe rezultojne normal ne testin e funksionit te mushkerive shpesh kane semundje te rendesishme te sistemit te frymemarrjes sic mund te jete ajo e fazave fillestare te Sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike thene kjo nga Dr. Elizabeth Regan Ass.Prof ne Denver.

Ajo shtoi se me keto studime shpreson te hedhi poshte mitin qe: Egzistojne duhanpiresit e shendetshem dhe te nenvizoje rendesine e lenies se duhanit per te parandaluar semundjen e mushkerive dhe efekte te tjera negative qe duhani mund te shkaktoje ne organe te tjera.

Ky studim perfshiu rreth 9000 njerez te moshes 45-80 vjec qe kane pire te pakten nje pakete ne dite per 10 vjet. Ai u publikua ne 22 Qershor te ketij viti ne revisten mjekesore JAMA.

Skaneri i mushkerive gjeti emfizeme pulmonare ne 42% te pacienteve qe mendoheshin te ishin pa semundje te mushkerive.
Nderkohe 23 % e pjesemarresve ne studim kishin veshtiresi ne frymemarrje krahasuar me 4 % te atyre qe nuk kishin pire asnjehere cigare.
Studjuesit gjithashtu zbuluan se per 15 % te pjesmarresve ne kete studim u duhej 6 min per te pershkruar nje distance prej 300 m krahasuar me 4% tek jo duhanpiresit.

Gjithashtu duhanpiresit qe mendojne se mushkerite e tyre funksionojne plotesisht kane nje cilesi jete me te vogel se ata qe nuk pine duhan.
Imazheria e mushkerive gjithashtu ndihmon ne diagnostifikimi e kancerit te mushkerive duke reduktuar keshtu vdekjen prej tij nder duhanpiresit me rreth 20%.