Hemorroidet- Si Mjekohen Dhe Parandalohen Ato?

Hemorroidet jane vena te zgjeruara ne pjesen fundore te zorres se trashe. Ky problem mund te jete shpesh i dhimbshem por zakonisht nuk eshte serioz.
Venat mund te zgjerohen ne brendesi te canalit anal dhe formojne ato qe quhen hemorroide te brendshme. Ose venat mund te zgjerohen afer me daljen e anusit per te formuar hemorridet e jashtme. Mund te ndodhi qe nje njeri te kete te dyja llojet e hemorroideve njekohesisht. Simptomat dhe mjekimet jane te ndryshme per dy tipet e hemorroideve.

Cfare i shkakton hemorroidet?

Presioni i madh ne venat e zones se legenit dhe te rektusit mund te shkaktoje hemorroidet.
Normalisht indet brenda anusit mbushen me gjak per ndihmuar levizjen e zorreve. Nese ju sforcoheni, presioni i rritur shkakton fryrje te venave dhe hollim te siperfaqes se tyre duke shkaktuar hemorroidet.
Diarrea dhe kapslleku gjithashtu mund te coje sforcim dhe rritje te presionit te gjakut ne venat e kanalit anal.
Grate shtatzena mund te kene hemorroide 6 muajt e fundit te shtatezanise, si pasoje e presionit te rritur ne enet e gjakut te zones se legenit te shkaktuar nga zmadhimi i mitres. Forca e ushtruar gjate lindjes mund ti perkeqesoje me teper ato.
Gjithashtu te qenit mbi peshe mund te coje ne krijimin e hemorroideve.
Per disa njerez hemorroidet nuk jane shume shqetesuese dhe mund ti bezdisin per nje kohe te shkurter,. Disa te tjere kane shqetesime here pas here kur hemorroidet acarohen. Nderkohe qe per disa njerez eshte lufte e vazhdueshme me bezdisje, kruarje, dhimbje te shkaktuar nga hemorroidet.

Kush jane simptomat?

Simptomat me te zakonshme per te dy llojet e hemorroideve si te brendshme dhe te jashtme jane:

• Hemorragji gjate levizjeve te zorreve. Ju mund te shikoni gjak te kuq ne letren higjenike
• Kruarje
• Dhimbje ne zorren e trashe dhe veshtiresi ne pastrimin e zones anale.

Hemorroidet e brendshme

Nese keni hemorroide te brendshme ju do te shihni njolla gjaku te kuqe te ndezur ne letren higjenike ose pika gjaku te kuqe te ndezur ne tualet.
Hemorroidet e brendshme shpesh jane vena te vogla te fryra ne kanalin anal. Por ato mund te jene edhe vena te medha si qeska qe dalin jashte anusit gjate gjithe kohes. Ato mund te shkaktojne dhimbje nese dalin jashte kanalit anal dhe kur shtypen nga muskujt anal. Gjithashtu mund te shkaktojne shume dhimbje nese nderpritet furnizimi i tyre me gjak. Nese hemorroidet dalin jashte ju gjithashtu mund te shikoni mukus ne letren higjenike

Hemorroidet e jashtme

Hemorroidet e jashtme mund te mos shkaktojne asnje simptome dhe te mos jeni as ne dijeni per pranine e tyre. Por ato mund te irritohen dhe te koagulojne (mpiksen) nen lekure duke shkaktuar gjendrra te dhimbshme. Keto quhen hemorroide te mpiksura.

Si diagnostifikohen hemorroidet?

Mjeku juaj mund tju thote nese keni hemorroide duke degjuar historine tuaj shendetsore apo duke bere nje vizite mjekesore.
Nese jeni nen 50 vjec dhe keni gjakderdhje anale mjeku juaj fillimisht nuk do ju beje shume analiza. Ai mund te egzaminoje zorren e trashe me gisht ose duke perdorur nje sonde me drite brenda rektumit tuaj.
Por kujdes gjakderdhja anale mund te jete edhe shenje e nje problemi me serioz si psh: kanceri i zorres se trashe , i rektumit, apo ai anal. Prandaj nese ne viziten e pare mjeku juaj nuk arrin te percaktoje shkakun e gjakderdhjes anale atehere ai mund te perdore nje sonde me drite per te pare 1/3 e fundit te zorres se trashe ose nje lloj tjeter sonde per te pare te gjithe zorren e trashe dhe per te gjetur shkakun e humbjeve te gjakut.

Si mjekohen apo parandalohen hemorroidet?

Per pjesen me te madhe te hemorroideve te jashtme , mjafton mjekimi ne shtepi. Kjo do te thote qe duhet te shtoni sasine e fibrave qe merrni me ushqimet, te pini me teper uje dhe te perdorni kremrave kunder kruarjeve. Te njejtat mjekime shtepiake mund te perdoren edhe per hemorroidet e brendshme nese nuk jane shume te acaruara.
Ju mund te parandaloni irritimin dhe simptomat e dhimbshme te hemorroideve duke ndjekur keto keshilla:

Shmangni kapsllekun

• Perfshini frutat, perimet, bishtajat dhe dritherat ne dieten tuaj ditore. Keto ushqime jane shume te pasura me fibra.
• Pini shume lengje, aq sa urina juaj te kete ngjyre te verdhe te celet ose te jete e zbehte si uji
• Beni ushtrime perdite. Perpiquni te pakten te beni aktivitet fizik te moderuar te pakten dy ore e gjysme ne jave ose ushtrime energjike per te pakten nje ore e nje cerek ne jave.
• Merrni suplemente me fibra si Citrucel ose Metamucil cdo dite nese eshte e nevojshme. Fillimisht duke marre nje doze te vogel dhe dalengadale duke rritur dozen ne nje muaj ose me shume.
• Planifikoni nje orar te caktuar per te dale jashte. Duke pasur nje rutine ditore mund tju ndihmoje. Merrni kohen qe ju duhet duke evituar kontraktime te panevojshme kur dilni jashte.

Praktikoni zakone te shendetshme per jashteqitjen

• Shkoni ne banje sapo ndjeni se duhet te shkoni.
• Evitoni sforcimin per te dale jashte. Relaksohuni dhe jepini kohe vetes qe gjerat te ndoshin natyrshem.
• Evitoni te mbani frymen gjate jashtqitjes.
• Evitoni leximin apo gjera te tjera qe mund tju terheqin vemendjen kur jeni ulur ne tualet. Dilni menjehere nga tualeti sapo mbaroni.

Modifikoni aktivitetet ditore

• Evitoni qendrimin ulur apo ne kembe per nje kohe te gjate. Beni shpesh ecje te shkurtra.
• Nese eshte e mundur evitoni te ngrini objekte te renda. Nese ju duhet te ngrini objekte te renda gjithnje nxirrni frymen ndersa ngrini peshen. Mos e mbani asnjehere frymen
• Nese jeni shtatzene, duke fjetur anash do te reduktoni presionin e gjakut ne enet e gjakut te zones pelvike. Kjo ndihmon te parandaloje zmadhimin e hemorroideve egzistuese.

Nese hemorroidet e brendshme jane te medha atehere jane te nevojshme teknika te tjera mjekuese qe quhen teknika rregulluese. Mjeku mund ti lidhi hemorroidet duke reduktuar furnizimin e tyre me gjak derisa ato fillojne te zvogelohen ose zhduken plotesisht. Shenjat qe ngelen ndihmon ne mbeshtetjen e indeve anale dhe ndihmon ne parandalimin e hemorroideve te reja. Teknikat rregulluese perfshine te lidhurit te hemorroideve me llastik ose perdorimni e nxehtesise, lazerit dhe rrymes elektrike per te krijuar ind riparues (shenje)

Gjithashtu per te hequr hemorridet mund te behen nderhyrje kirurgjikale nese mjekimet e tjera nuk funksionojne. Kjo lloj nderkyrje quhet hemorroidektomi dhe ajo zakonisht perdoret kur hemorroidet e brendshme jane te medha, kur ka disa hemorroide te vogla ose kur mjekimet e tjera nuk kane mundur te kontrollojne gjakderdhjen. Ndonjehere kombinimi i hemorrodektomise dhe teknikave rregulluese eshte menyra me efektive per ti mjekuar ato.

 

 

3 thoughts on “Hemorroidet- Si Mjekohen Dhe Parandalohen Ato?”

  1. Pershendetje jam 30 vjeqarë dhe kam shum Kruje te madhe ne zorren e trash dhe per reth por ma se shumti me sfaqet naten te lutem me trego diqka se qka te bej

  2. Mirmgjesi jam një grua 30 veqare jam shtat zëne ne muajin 8 dhe kam probleme te medhaja me emoroidet nezorren etrash te jashtme nuk mundem terrie as rat eas nekembë julutem me ndihmoni se si mundem te sherohrm nga kjovsemundje

Comments are closed.