Molla Dhe Perfitimet E Saj Shendetesore

Molla eshte nje nder frutat me te njohura dhe me e preferuara per ata qe besojne se shendeti eshte pasuri. Antioksidantet qe gjenden tek molla kane vecori per parandalimin e semundjeve prandaj perdoret edhe shprehja “nje molle ne dite i thote mjekut ik”.
Mollet i perkasin familjes se pemeve Rosacea. Pema e molles e ka origjinen nga malet e pasura me minerale te Kazakistanit dhe tani mund te kultivohet ne shume pjese te rruzullit tokesor.

molla

 

Perfitimet shendetesore te molles

vlerat ushqyese te molles• Fruti i shijshem i molles njihet per sasine e madhe te fito-nutrienteve dhe anti-oksidanteve. Shume studime sugjerojne qe komponentet e saj jane thelbesore per nje rritje, zhvillim dhe mireqenie normale.
• Molla ka pak kalori:100 gr frut i fresket permban vetem 50 kalori. Ajo nuk permban yndyrna te ngopura apo kolesterol. Gjithashtu molla eshte e pasur me fibra, te cilat ndihmojne ne mos thithjen e lipoproteinave me densitet te ulet, LDL ose kolesterolin e keq. Fibrat e saj mbrojne mukozen e kolonit (zorres se trashe) nga ekspozimi ndaj substancave toksike duke u lidhur me kimikatet pergjegjese per kancerin e zorres se trashe.
• Fruti i molles permban sasi te mira te vitamines C dhe Beta-karotenit. Vitamina C eshte nje antioksidant natyral shume i fuqisem. Konsumimi i ushqimeve te pasura me vitamine C e ndihmon trupin te zhvilloje rezistence ndaj agjenteve infektues dhe radikaleve te lira qe clirohen ne trup.
• Per me teper fruti i molles eshte nje burim i mire i vitaminave B-kompleks si riboflavina, tiamina apo piridoksina (vitamina B6). Se bashku keto vitamina ndihmojne metabolizmin si enzima dhe per funksione sintetizimi ne brendesi te organizmit.
• Molla permban gjithashtu edhe sasi te vogla minelash si: kalium, fosfor dhe kalcium. Kaliumi eshte nje perberes i rendesishem i qelizave te trupit dhe i fluideve, i cili ndihmon ne kontrollin e pulsit dhe presionit te gjakut duke kundershtuar influencen negative te natriumit.

Mollet e fresketa gjenden lehtesisht gati ne cdo stine te vitit. Zgjidhni frutat e fresketa me shije dhe shmangni ato me shenja shtypjeje ne siperfaqe sepse tregojne qe tuli eshte i vrare. Mollet e fresketa mund te ruhen ne temperature ambienti per disa dite ose mund te ruhen ne frigorifetr per 2-3 jave.
Lajini nen uje te rrjedhsehm dhe te ftohte perpara konsumimit per te larguar pluhurat, pesticidet apo fungicidet e mbetura.

Disa keshilla per servirjen

• Hani mollen ashtu sic eshte, bashke me lekuren per te marre maksimumin nga perberesit e saj.
• Molla e prere merr ngjyre te kafenjte nga ekspozimi ne ajer si pasoje e shnderrimit te hekurit ne oksid ferroz ose oksid ferrik. Nqs doni ta servirni mollen te prere ne feta, hidhini disa pika limon per shmbangur ngjyrosjen.
• Lengu i molles eshte nje alternative shume mire per tu pire ne darke.
• Fruti i molles mund te perdoret gjithashtu per recel, torte apo sallate frutash.

Kujdes

Sipas disa grupeve ambientaliste , fruti i molles eshte nje nder me te kontaminuarit me pesticide. Prandaj kini kujdes me larjen e tyre perpara konsumimit.