3 Arsye Pse Lenia e Duhanit Ndihmon Ne Permiresimin e Jetes Seksuale dhe Riprodhimit

Nese do tju thoja qe duhanpirja shkakton kancer, rrit rrezikun e atakut te zemres, dhe mund tju marre 10 vjet nga jeta juaj, marr me mend qe do te tundni koken dhe do te buzeqeshni, sepse  ju i keni degjuar te gjitha keto me pare. Por kur behet fjale per demtime qe si te themi jane pak me personale? Per shembull sikur tju thoja qe pirja e duhanit zvogelon shanset per te pasur femije, te ben te dukesh 60 vjec kur ne fakt je vetem 45, dhe per djemte ul aftesite e tyre ne shtrat? Ne vazhdim do lexoni 3-arsye pse ju duhet ta lini duhanin dhe si te riparoni demet e shkaktuara prej tij ne te kaluaren:

Duhanpirja Saboton Aftesite Seksuale

1.Duhanpirja saboton aftesite seksuale

Te flasim qarte, meshkujt qe pine duhan duan me shume kohe per te arritur ne ereksion dhe per ta zgjatur ate. Gjithashtu nje studim i publikuar ne “Addiction Behavior” tregon qe pirja e vetem 2 cigareve, mund te shkaktoje ereksione me te dobeta tek meshkujt duhanpires. Studime te shumta kane treguar qe meshkujt duhanpires e kane 60% me te larte shkallen e disfunksionit erektil sesa ato jo duhanpires. Madje me kalimin e kohes duhani mund shkaktoje tkurrje te organit seksual mashkullor.
Si duhanpirja demton potencen seksuale Nikotina ka funksion vazokonstriktor, domethene ajo ngushton enet e gjakut duke dobesuar qarkullimin e gjakut. Meqenese ereksioni varet nga qarkullimi i gjakut, atehere kuptohet qe duhani ndikon ne aftesite e meshkujve per te arritur dhe per te mbajtur ereksionin. Ky demtim akumulohet nder vite, dhe eshte vertetuar qe nikotina shkakton edhe probleme ne arterie. Eksperimentet ne kafshe kane treguar se nikotina gjithashtu zvogelon testikujt dhe bllokon prodhimin e spermes.
Si ndihmon lenia e duhanit Rezultatet e studimeve varen nga sa kohe ke qe pi duhan, sa shume pi dhe nese kane filluar ose jo problemet me arteriet. Por doktoret raportojne qe meshkujt te cilet e kane lene duhanin kane pasur permiresime te menjehershme ne cilesine e ereksionit te tyre. Lajmi i mire eshte qe me kalimin e viteve demtimet mund te riparohen dhe sa me shpejt te hiqni dore aq me pak demtime kane arteriet dhe qarkullimi i gjakut ne pjeset vitale te trupit.

Duhanpirja Shkakton Renie Te Gjoksit2.Duhanpirja shkakton renie te gjoksit

Eshte e vertete. Ne vitet e kaluara kerkimet e kane cilesuar duhapirjen si nje nga shkaqet kryesore te renies te gjoksit. Brian Rinker, kirurg plastik ne Britani, ka studiuar 132 femra amerikane rreth te 30-ve, te cilat kishin kerkuar lifting te gjoksit dhe rezultoi qe ushqimi i femijeve me gji nuk kishte lidhje me renien e gjoksit, por pergjegjes ishte duhanpirja.
Si duhanpirja shkakton renien e gjoksit Shkencetaret nuk e dine saktesisht se si ndikon duhanpirja ne renien e gjoksit, por sipas Rinker duhanpirja con ne shperberjen e elastines, nje fiber ne lekure qe ndikon ne qendrueshmeri dhe elasticitet. Duhanpirja gjithashtu demton lekuren e gjoksit ashtu si demton dhe lekuren e fytyres, duke e privuar nga oksigjeni dhe ushqyesit e tjere.
Si te ndihmon lenia e duhanit Kur gjoksi arrin bie dhe behet i qullur, asgje nuk mund ta ktheje ate ne gjendjen e meparshme pa nderhyrje kirurgjikale. Por kjo humbje e elasticitetit te lekures qe i jep ate pamje te qullur, mund te permiresohet shume shpejt sapo ju te lini duhanin. Provoni kete test : Pickoni lekuren ne brendesi te krahut tuaj dhe ne pjesen anesore te gjoksit, vini re se sa lekure te tepert mund te mblidhni. 6-muaj pas lenies, provoni perseri kete test dhe do shikoni permiresime te pabesueshme, ne tonifikim dhe elasticitet. Kjo do te thote qe sa me shpejt te hiqni dore, aq me shpejt e ndaloni procesin e renies se gjoksit.

Duhanpirja Rri Infertilitetin3.Duhanpirja rrit infertilitetin (shterpesine)

Nese ne planet tuaja te ardhshme eshte lindja e nje femije, largoni cigaret dhe sigurohuni qe edhe partneri juaj ta beje te njejten gje. Ky eshte mesazhi i nje Shoqate Amerikane medikamentesh riprodhuese, e cila do te informoje femrat qe duhanpirja ndikon ne pjellori ne shume menyra. Femrat qe pine duhan duan nje kohe me te gjate per te ngelur shtatzene, vuajne nga infertiliteti ne nje shkalle me te larte, dhe gjithashtu jane me te rrezikuara per abort apo per shtatzeni problematike qe con ne abort. Nje studim i publikuar ne Itali tregoi qe femrat qe pine duhan, i fillon menopauza ne nje moshe mesatare 47 vjec, 2 vjet e gjysem me heret se joduhanpireset. Gjithashtu tek duhapireset ka rezultuar qe procesi i prodhimit te vezeve ndalon para moshes 46-vjec.
Por tek mundesia per te pasur femije ndikon edhe pirja e duhanit nga partneri. Studimet kane treguar qe meshkujt duhanpires kane me pak sperme e cila karakterizohet nga nje levizshmeri me e ulet. Duhanpirja nga meshkujt con edhe ne anomali te tjera te spermes te lidhura me funksionin e saj. Studimet tregojne qe pirja e duhanit nga partneri shkakton demtime ne pjellorine e femrave njelloj sikur ato ta pinin vete.
Si duhanpirja demton pjellorine Duhani duket se saboton procesin e riprodhimit ne cdo hap. Tymi i cigareve permban me shume se 4000 kimikate, disa prej te cilave mund te demtojne edhe vezoret edhe vezet duke i prirur drejt anomalive gjenetike dhe duke rritur riskun per abort. Duhani shkakton ndryshime ne mukozen cervikale, duke ia veshtiresuar spermes arritjen e vezeve. Gjithashtu duhanpirja pershpejton humbjen e vezeve qe vijne me kalimin e moshes dhe ndikon ne prodhimin e estrogjenit, e cila mund te jete arsyeja qe pershpejton menopauzen.
Si te ndihmon lenia e duhanit Studimet tregojne qe shkalla me te cilen duhanpirja ndikon ne vezore dhe hormone varet direkt nga numri i cigareve qe pini ne dite. Lenia e duhanit ndalon demtimin e vezeve, hormoneve apo pjellorise. Gjithashtu ngadaleson procesin qe aktivizon menopauzen. Efektet pozitive duken shume shpejt. Studimet tregojne qe lenia e duhanit 2 muaj para fertilizimit in vitro, rrit shume mundesite per te mbetur shtatzene.