5 Burime Te Pabesueshme Antioksidantesh

Antioksidantet jane nje nga elementet kyc te ushqyerjes dhe kjo per nje arsye te mire: ato luftojne shenjat e plakjes, inflamacionet, madje mund te ndihmojne edhe ne humbjen e peshes. Por kur behet fjale per antioksidantet disa ushqime si: shega,frutat e pyllit, erezat (kanella dhe shafrani) i marrin te gjitha meritat. Eshte koha te ndryshoni dieten tuaj. Mesoni disa burime antioksidantesh te cilat kane qene te nenvleresuara:


Fistiqet1. Fistiqet

Fistiqet jane shume te njohur per yndyrat e shendetshme qe permbajne, por gjithashtu ato permbajne nje klase antioksidantesh te cilat kane veti anti-inflamatore.
E dini cfare tjeter eshte avantazh per fistikat?
Ju mund te konsumoni 2-fishin e racioneve krahasuar me frutat e tjera te thata. Shijojini ato ashtu si jane apo ne nje recete te shijshme me pule.

 

 

Kerpudha

 2. Kepurdhat

Kepurdhat jane ushqim shume i mire per ata qe jane te kujdesshem per kalorite qe marrin cdo dite (15 kalori per cdo kepurdhe), ato permbajne edhe vitamin D. Edhe pse nuk kane ngjyre te kuqe te thelle, lejla, apo blu (ngjyra te cilat shpesh lidhen me ushqimet e pasura me antioksidante), kepurdhat permbajne nivel te larte te nje antioksidanti unik, te quajtur ergotioneines. Ergotioneina eshte nje antioksidant i fuqishem i cili sipas disa shkencetareve mund te perdoret ne te ardhmen per te kuruar kancerin dhe SIDA-n. Gjithashtu ky antioksidant eshte edhe arsyeja pse ekstrakti i kepurdhave perdoret gjeresisht ne produkte per kujdesin e lekures.

 

 

Kafeja

3. Kafeja

Nje filxhan kafeje ne mengjes ju furnizon me shume antioksidante. Kafeja permban nje antioksidant te quajtur acidi klorogjenik i cili ka aftesine te parandaloje oksidimin qe con ne perkeqesimin e kolesterolit. Mos harroni qe kafeja ne vetvete nuk ka kalori, por fillon te ndikoje negativisht ne linjat tuaja kur i shtoni sheqer apo krem qumeshti.

 

 

Farat e Lirit

4. Farat e lirit

Farat e lirit apo vaji i tyre, eshte i njohur per nivelin e larte te omega-3 dhe te acidit alfa linolenik (ALA). Nje luge gjelle me vaj liri permban 6 gr te ketij acidi, nderkohe qe 2 luge gjelle me fara liri permbajne vetem 3 gr. Te flasesh nga pikepamja e te ushqyerit, liri nuk permban vetem acidin alfa linolenik, por eshte i pasur dhe me antioksidante. 2 luge gjelle me fara liri permban 300 mg antioksidante, nderkohe qe 1 luge gjelle e vajit te lirit permban vetem 30mg antioksidante. Studimet tregojne qe keto antioksidante present ne farat apo vajin e lirit, ndihmojne ne luftimin e inflamacioneve gjithashtu ndihmojne ne uljen e nivelit te kolesterolit.

 

 

Caj i zi5. Caji i zi

Te gjithe kemi njohuri per cajin jeshil, per vetite e tij antioksiduese, por edhe caji i zi ka meritat e tij. Edhe pse caji jeshil permban nivel te larte te EGCG (antioksidant i cili ne kombinim me kafeinen mund tju ndihmoje ne renien ne peshe), caji i zi ka edhe nivel te larte te antioksidantit, acidi galik, i cili mund te parandaloje perhapjen e kancerit nga nje organ ne tjetrin.
Caji i zi kerkon nje tjeter menyre pergatitje nga caji jeshil. Per ta pergatitur zieni ujin mire dhe me pas lereni cajin te kulloje per 3-5 min ne qetesi.