Autizmi eshte nje crregullim i trurit i cili shpesh e ben te veshtire komunikimin me te tjeret. Me pranine e autizmit, pjese te ndryshme te trurit nuk punojne mire se bashku.
Shumica e njerzve me autizem do te kene gjithmone probleme ne mardhenie me te tjeret. Megjithate diagnoza e hershme dhe trajtimi kane ndihmuar gjithmone e me shume njerez me autizem per te zhvilluar ne maksimum potencialin e tyre.
Autizmi ka tendencen qe te trashegohet, prandaj ekspertet mendojne se mund te jete dicka gjenetike. Shkencetaret po perpiqen te gjejne egzaktesisht se cilat gjene mund te jene pergjegjese per trashegimin e autizmit tek femijet.
Studime te tjera po kerkojne nese autizmi mund te shkaktohet nga probleme te tjera mjekesore ose nga ambienti rrethues i femijes.
Pretendime false ne lajme kane shqetesuar disa prinder se egziston nje lidhje midis autizmit dhe vaksinave. Por studime te ndryshme nuk kane vertetuar egzistencen e nje lidhje te tille. Eshte e rendesishme qe femija juaj ti beje te gjitha vaksinat, te cilat e ndihmojne ate te mos marre semundje te rrezikshme qe mund te shkaktojne deri vdekjen.
Simptomat zakonisht fillojne perpara se femija te mbushe 3 vjec. Zakonisht prinderit fillojne te verejne qe femija i tyre nuk ka mesuar ende te flase dhe nuk sillet njesoj si femijet e moshes se tij. Nuk eshte shume e pazakonte qe nje femije me autizem te filloje te flase si femijet e tjere te se njejtes moshe dhe me pas te humbe aftesine e te folurit.
Simptomat e autizmit perfshine:
• Vonese ne te folur apo qe femija te mos flase fare. Femija mund te duket sikur nuk degjon edhe pse u pergjigjet normalisht analizave te degjimit.
• Sjellje, lojra apo veprime te perseritura. Levizje te trupit, lidhje te pazakonte me objekte te ndryshme, merzitje te egzagjeruara nese u ndryshon rutina.
Personat me autizem nuk kane nje tip te caktuar. Ata mund te kene sjellje te ndryshme nga me te lehtat tek me te rendat. Shpesh prinderit e femijeve autik thone qe femija i tyre preferon te luaj vetem apo qe nuk shikon njeri ne sy.
Autizmi mund te shoqerohet edhe me probleme te tjersa si:
• Nivel inteligjence me te ulet se normalja.
• Depresion dhe ankth sidomos nese kane inteligjence mesatare apo mbi mesataren.
• Kriza epilepsie ne moshen e adoleshences.
Trajtimi
Diagnostifikimi dhe mjekimi i hershem mund ti ndihmoje femijet me autizem te zhvillojne plotesisht potencialin e tyre. Qellimi kryesor i mjekimit eshte te permiresoje aftesine e femijes per te jetuar normalisht.
Simptomat dhe sjelljet e autizmit mund te kombinohen ne menyra te ndryshme. Gjithashtu simptomat dhe sjellljet individuale mund te ndryshojne me kalimin e kohes. Per keto arsye strategjite e mjekimit pershtaten me individin dhe burimet familjare. Megjithate ne pergjithesi femijet i pergjigjen me mire trajtimit te specializuar ne struktura te medha. Nje program qe synon te ndihmoje prinderit, te permiresoje komunikimin, sjelljen, pershtatjen dhe aftesite e mesimnxenies te nje femije do te jete me i sukseshem.
Akademia amerika e pediaterve rekomandon strategjite e meposhtme per te ndihmuar femijet te permiresojne jetesen dhe te arrijne te zhvillojne potencialin e tyre.
• Trajnim dhe menaxhim i sjelljeve
Trajnimi dhe menaxhimi i sjelljeve perdor rinforcimin pozitiv, aftesite sociale dhe trajnimin per te permiresuar sjelljen dhe komunikimin.
• Terapi psikologjike dhe zhvillimin e te folurit.
Keto trajtime jane komponente te rendesishem ne menaxhimin e autizmit dhe duhet te perfshihen ne aspekte te ndryshme te programit te trajtimit te femijes. Terapia e te folurit mund te ndihmoje femijen me autizem te permiresoje komunikimin dhe te behet me i shoqerueshem.
• Medikamentet zakonisht perdoren per te mjekuar semundje shoqeruese dhe problemet ne sjellje si depresioni, ankthi, hiperaktiviteti dhe sjelljen obsesivo-kompulsive.
• Trajnimi i prinderve.
Shume njerez me autizem kane problem me gjumin. Zakonisht ajo trajtohet duke bere nje program per gjumin qe duhet te behet rutine e perditshme duke perfshire kohen kur duhet fjetur dhe kur duhet te zgjohen. Si mundesi te fundit mjeku mund te perdore edhe medikamente.
Kam nje mbese ne moshen 3.5 vjeqe. Tregon ,shenja te sjelljes qe perkojne me te dhenat qe ju i cekni,perkunder faktit se vijone te edukohet ne qerdhe dhe perdor disa medikamenti qe i jep. Mjekuk profesionist nga qytei i Shkupit.Shume pak perparon.Ju lutem me keshilloni si mundem qe ti ndihmoj ,sidomos ka probleme ne te folur dhe kincentrim?me respekt gjyshi i femihes!