Pse Shkaktohet Semundja e Çeliakise

Semundja e çeliakise eshte nje semundje qe shfaq simptomat tek disa njerez kur konsumojne ushqime qe permbajne gluten. Gluteni eshte nje proteine qe gjendet tek nje pjese e dritherave.

Kur vuan nga kjo semundje dhe konsumon ushqime qe permbajne gluten, kjo protein aktivizon nje pergjigje imunitare anormale. Kjo pergjigje imunitare e gabuar demton pjesen e brendeshme te zorres se holle duke mos e lejuar ate te perthithe elementet ushqyes.

Eshte e rendesishme te merrni mjekimin e duhur sepse semundja e celiakise mund te coje ne:

  • Anemi
  • Osteoporoze
  • Te rrise rrezikun per zhvillimin e limfomes

Tek femijet, çeliakia mund te ngadalesoje rritjen dhe te dobesoje kockat. Nese nuk mjekohet femija juaj mund te semuret shume rende. Njoftoni menjehere mjekun nese femija juaj po humb shume ne peshe, ka diarre ose ndihet i dobet dhe i lodhur per shume dite pa asnje shkak te dukshem.

Doktoret nuk e dine ende saktesisht se cfare e shkakton semundjen. Duke pasur disa gjene te caktuara rritet rreziku per te pasur kete semundje. Keni me shume mundesi te keni keto gjene dhe te semureni me çeliaki nese nje anetar i ngushte i familjes vuan nga kjo semundje.

Simptomat e semundjes se çeliakise perfshin:

  • Gazra dhe fryrje
  • Ndryshime ne kontraktimin e zorreve
  • Humbje ne peshe
  • Lodhje
  • Te ndjerit i dobet dhe i pafuqishem

Keto simptoma mund te jene te lehta ose te renda. Disa njerez kane te vjella pasi hane ushqime qe permbajne gluten. Kjo ka me shume mundesi te ndodhi tek femijet se sa te rriturit.

Doktori do ju pyesi per historine tuaj mjekesore dhe do ju bej nje sere analizash.

Per te vertetuar qe vuani nga çeliakia, me shume mundesi do ju duhet te beni nje endoskopi. Ne kete lloj analize mjeku perdor nje tub te holle me kamera dhe me drite per te pare ne brendesi te zorres se holle. Ai gjithashtu mund te marri pjeseza te vogla per ti analizuar ne laborator (biopsi).

Shpesh çeliakia ngaterrohet me problem te tjera si intoleranca ndaj ushqimeve apo sindroma e crregullimit te zorreve. Shpesh do ju japin mjekim fillimisht per keto lloj semundjesh.

Pasi te diagnostifikohet semundja e çeliakise doktori juaj mund te bej analiza te tjera gjaku per te pare nese jeni anemik. Gjithashtu mund tju duhet te beni nje analize per te matur densitetin e kockes per te pare nese keni osteoporoze.

Per te qene mire me shendetin, per te mos shfaqur simptoma ju duhet te evioni te gjitha ushqimet qe permbajne gluten. Per shume njerez kjo do te thote te ndryshojne teresisht menyren e te ushqyerit. Kjo mund te jete e veshtire prandaj do te ishte me mire te benit nje konsulte me nje dietlog qe ka experience ne dietat pa gluten. Se bashku mund te gjeni ushqime te pelqyeshme dhe qe nuk permbajne gluten.

Pervec ushqimeve qe permbajne grure, thekra, elb etj. Gjithashtu nuk duhet te pini birre.

Megjithate ju mund te hani vezet, mishin, peshkun, frutat dhe perimet. Gjithashtu mund te konsumoni niseshten, miellin e orizit, misrit apo sojes. Brenda dy javesh pasi eshte filluar dieta pa gluten, shumica e njerzve e ndjehen me mire dhe simptomat lehtesohen.

Semundja e Çeliakise

Per nje periudhe te shkurter pas fillimit te trajtimit, mund tju duhet te mos pini qumesht lope apo ushqime qe e permbajne. Shpesh por jo gjithmone, mund te rifilloni ti konsumoni keto ushqime pasi te jete sheruar aparati tretes.

Kujdes: Disa ushqime qe thone “nuk permban grure” mund te permbajne gluten. Ai mund te gjendet ne produkte te ndryshme si ilacet, vitaminat apo tek buzekuqi. Beni kujdes te lexoni me kujdes etiketat.

1 thought on “Pse Shkaktohet Semundja e Çeliakise”

Comments are closed.