Cfare Eshte Gastriti? Nga Se Shkaktohet Dhe Si Mjekohet Ai?

Cfare eshte gastriti?

Gastriti eshte nje inflamacion, irritim ose erozion i mukozes se stomakut. Ai mund te ndodhi papritur (ne te tilla raste quhet gastrit akut) por mund te ndodhi edhe gradualisht (gastrit kronik).

stomaku

Kush jane shkaqet e gastritit?

Gastriti mund te shkaktohet nga irritimi si pasoje e abuzimit me alkoolin, te vjellat kronike, stresi ose nga disa medikamente si aspirina apo medikamente te tjera antiinflamatore. Gjithashtu mund te shkaktohet nga:
• Helikobacter pilori (H.pilori)- Nje bakter qe jeton ne shtresen e mukozes se stomakut. Nqs ky bakter gjendet ne sasi te tepruar dhe nuk mjekohet mund te shkaktoje ulcer te stomakut dhe ne disa njerez edhe kancer te stomakut.
• Anemia pernicioze – Eshte nje forme anemie qe ndodh kur stomakut i mungon nje elemente natyral i rendesishem per te perthithur dhe tretur vitaminen B12
• Refluksi i Biles (lengu i temthit)- Rikthimi i biles brenda ne stomak nga trakti tretes mund te irritoje mukozen e stomakut.
• Infeksione te ndryshme- te shkaktuara nga baktere apo viruset.

Kush jane simptomat e Gastritit?

AA023148

Simptomat mund te jene te ndryshme per individe te ndryshem, dhe shume shpesh mund te mos gastriti mund te mos shoqerohet me simptoma. Sidoqofte simptomat me te zakonshme perfshijne:
• Te perzierat ose crregullime te stomakut
• Fryrje abdominale
• Dhimbje abdominale
• Te vjella
• Mos tretje te mire te ushqimit
• Ndenje diegieje ndermjet vakteve ose gjate nates
• Gromsira
• Humbje te oreksit
• Te vjellat me gjak ose me ngjyre te kafenjte

Si diagnostikohet Gastriti?

Per te diagnostikuar gastritin mjeku juaj do te rishikoje historine personale dhe ate familjare, te beje viziten dhe tju kerkoje disa teste:
• Endoskopia – Endoskopi, nje tub i holle qe ka nje kamera te vogel futet nga goja duke vazhduar poshte deri ne stomak per te pare ne menyre direkte mukozen e stomakut. Mjeku do te kontrolloje per inflamacione dhe mund te marri edhe pak material per biopsi e cila dergohet ne laborator per tu analizuar
• Analizat e gjakut – Mund te jete e nevojshme te beni disa lloje analizash gjaku si per shembull: numrin e rruazave te kuqe te gjakut per te pare nese keni anemi apo jo. Te analizohet Prania e H.pilorit apo prezenca e anemise percioze.
• Analizimi i fekaleve per pranine e gjakut – Kjo analize verifikon pranin e gjakut ne jashteqitje, shenje e mundshme per hemorragji kronike ne stomak si pasoje e gastritit.

Si mjekohet gastriti?

Mjekimet per gastritin zakonisht perfshine:
• Marrja e antiacideve dhe medikamente te tjera per te redukruar aciditetin e stomakut i cili shkakton irritim te metejshem te mukozes se stomakut
• Evitimi i ushqimeve te nxehta dhe pikante
• Per gastritin e shkaktuar nga infeksioni me H.Pilori mjeku juaj mund tju japi nje regjim me antibiotik dhe medikamente per bllokimin e aciditetit.
• Nese gastriti eshte shkaktuar nga anemia pernicioze, do te jepet vitamine B 12
• Eliminimi i ushqimetve irrituese nga dieta si laktoza te bulmeti dhe gluteni nga brumrat
Mbasi eshte zhdukur shkaktari, edhe gastriti zakonisht zhduket. Gjithmone konsultohuni me mjekun para se te nderprisni mjekimet e dhena nga mjeku apo perprara se te filloni vete mjekimin per gastritin.
Prognoza e gastritit eshte e mire, shumica e simptomave permiresohen menjehere sa po fillon mjekimi.