Si Te Menaxhoni Stresin? Mesoni Si Ta Parandaloni Apo Ta Reduktoni Ate

Cfare ndodh kur jemi te stresuar?

Stresi eshte ndiesia qe keni atehere kur duhet te merrni persiper me teper detyra se sa me pare. Kur jeni te stresuar, trupi juaj pergjigjet njesoj sikur te jeni ne rrezik. Ai prodhon hormonet qe shpejtojne rrahjet e zemres, rrisin frymemarrjen dhe ju japin energji. Kjo quhet pergjigja “lufto ose ik”.
Pak stres eshte normal edhe i domosdoshem. Stresi ju ndihmon nese duhet te punojme shume ose nese duhet te pergjigjemi menjehere. Per shembull, mund tju ndihmoje te fitoni nje gare, ose te perfundoni nje pune te rendesishme ne kohe.

Por nese stresi eshte i shpeshte ose zgjat per shume kohe, ai mund te kete efekte jo te mira. Disa nga simptomat me te zakoshme jane:

• Rritje te rrahjeve te zemres
• Dhimbje koke
• Kontraktim te qafes ose shpatullave
• Dhimbje shpine
• Frymarrje te nxituar
• Djersitje
• Stomak te trazuar, te eprzjera apo te vjella
• Probleme me gjumin.

Me kalimin e kohes stresi mund te shkaktoje probleme me serioze ne shendetin tuaj si probleme me:

• Sistemin imunitar.Mund ta demtoje ate, duke e e bere me te veshtire te luftoni semundjet. Nese ju keni nje problem shendetesor, stresi mund tjua perkeqesoj.
• Zemren. Stresi lidhet me tensionin e larte te gjakut, rrahje jo normale te zemres (aritmi), mpiksje te gjakut, arteriosklerozen. Ai gjithashtu lidhet me semundjet koronare te zemres, infarktin dhe ndalimin e zemres
• Muskujt. Tensioni konstant nga stresi mund te coje ne dhimbje qafe, shpatullash apo fundshpine. Stresi gjithashtu mund te rendoje me teper artritin reumatoid.
• Stomakun. Nese keni probleme stomaku si refluks gastroesofageal, ulcer peptike ose irritim te zorreve, stresi mund ti perkeqesoje ato.
• Organet riprodhuese. Stresi lidhet me ulje te fertilitetit, probleme me ereksionin , probleme gjate shtatezanise dhe dhimbje gjate menstruacioneve.
• Mushkerite.Stresi mund te perkeqesoje semundjet e mushkrise si asma.
• Lekuren. Problemet e lekures si aknet apo psoriasis perkeqesohen me teper nga stresi.
• Ai mund tju shkaktoj humor te keq, tju tensionoje, tju veshtiresoje perqendrimin ose mund tju shkaktoje depresion. Kjo mund te shkaktoje probleme ne lidhjen me partnerin, mund te mos punoni mire ose te mos studioni mire.

Cfare mund te beni ju per te zvogeluar stresin?

relaksim

Lajmi i mire eshte se ju mund te mesoni disa menyra per te menaxhuar stresin. Per te mbajtur nen kontroll stresin:

• Gjeni shkakun e stresit
• Kerkoni menyrra per te reduktuar sasine e stresit ne jeten tuaj
• Mesoni menyra te sehdnetshme per tu cliruar nga stresi apo per te reduktuar efektet e tij te demshme

Si mund te matni nivelin e stresit?

Shpesh eshte shume e qarte nga se shkaktohet stresi. Ndryshimet e medha ne jete shoqerohen gjithmone me nivele te larta stresi, psh vdekja e nje njeriu te afert , martesa, lindja e nje femije. Por ndodh gjithashtu qe shkaqet e stresit te mos jene kaq te dukshme.
Eshte shume e rendesishme te zbuloni cfare ju streson. Gjithkush e ndjen dhe pergjigjet ndryshe ndaj stresit. Mbani nje ditar per stresin, kjo mund tju ndihmoj. Mbani shenim te gjithe faktoret qe ju stresojne gjate dites. Me pas shkruani reagimet tuaja ndaj ketyre faktoreve stresues dhe si e perballuat stresin. Te mbajturit te nje ditari per stresin mund tju ndihmoje te zbuloni cfare ju streson dhe sasine e stresit qe ndjeni. Pasi ta keni zbuluar mund te ndermerrni hapa per ta reduktuar ate apo per ta perballuar me mire.

Si mund ta evitoni stresin?

Stresi eshte nje fakt jete per shume njerez. Ju ndoshta nuk do mund ta zhdukni plotesisht ate po mund ta reduktoni.
Provoni disa nga idete e meposhtme:

• Menaxhoni me mire kohen tuaj. Ju mund te beni me shume nga punet tuaja dhe me me pak stres nese ndiqni nje program. Mendoni per gjerat me te rendesishme dhe beni ato te parat.
• Gjeni menyra me te mira per ta perballuar stresin. Jini te ndershem per ato qe funksionojne dhe per ato qe nuk funksionojne. Mendoni edhe per menyra qe mund te funksionojne edhe me mire
• Kujdesuni per veten.
• Beni pushim dhe gjume te bollshem. Trupi juaj ka nevoje te rimarre veten mbas ngjarjeve stresuese
• Ushqehuni mire.
• Mos pini duhan dhe kufizoni sasine e alkoolit.
• Gjeni kohen per tu marre me hobite tuaja
• Perpiquni te mendoni ndryshe. Kur kuptoni qe po shqetesoheni, perpiquni te ndaloni mendimet negative. Punoni shume qe te mesoni te pranoni gjerat qe nuk mund te ndryshoni. Mesoni te thoni “Jo” per gjerat qe mund te shtojne stresin ne jeten tuaj.
• Ngrini zerin. Mos pasja e mundesise per te folur per nevojat tuaja, shqetesimet tuaja krijon stres dhe i ben ndjenjat negative edhe me keq.
• Kerkoni ndihme. Njerzit qe kane lidhje te forta me familjen dhe me miqte e menaxhojne me mire stresin. Shpesh stresi eshte shume per tu perballuar i vetem. Bashkebisedimi me nje mik ose nje familjar mund tju ndihmoje, por gjithashtu mund te flisni edhe me nje profesionist.

Si mund te lehtesoni stresin?

Do te ndiheni shume me mire nese gjeni menyren per te larguar stresin nga sistemi juaj. Menyra me e mire per tu lehtesuar nga stresi ndryshon te cdokush nga ne. Provoni disa nga idete e meposhtme dhe gjeni kush eshte me e pershtatshmja per ju:

• Stervituni. Stervitja e rregullt eshte nje nga menyrat me te mira per te menaxhuar stresin. Ecja eshte nje menyre shume emire per te filluar
• Shkruani. Mund tju ndihmoje shume te shkruani per gjerat qe ju shqetesojne
• Lironi ndjenjat tuaja. Flisni, qeshni, qani dhe shprehni zemerimin tek dikush tek i cili keni besim kur ju nevojitet.
• Beni gjerat qe ju pelqejne. Nje hobi ju ndihmon te relaksoheni. Puna vullnetare ose puna qe ndihmon te tjeret mund te jete nje menyre shume e mire per te lehtesuar stresin.
• Mesoni menurat per te relaksuar trupin tuaj. Kjo mund te perfshije ushtrime frymemarrje, ushtrime per relaksimin e muskujve, masazhe, aromaterapi, joga, ose ushtrime relaksuese si Tai Chi dhe Qi Gong.
• Perqendrohuni ne te tashmen. Provoni meditimin, hipnozen e vetvetes. Degjoni muzike relaksuese. Kerkoni per humor ne jeten tuaj. E qeshura mund te jete me te vertete ilaci me i mire

Stresi ne pune

i ngarkuar me pune

Stresi i punes shfaqet ne menyra te ndryshme dhe prek mendjen dhe trupin tuaj ne menyra te ndryshme. Gjera te vogla mund tju stresojne si aparatura e fotokopjes qe duket sikur nuk funksionon asnjehere kur ju duhet, ose telefoni qe duket sikur nuk pushon asnjehere se reni. Stresi me i madh vjen kur kemi shume pune per te bere, kur nuk kemi mjaftueshem pune ose kur bejme pune qe nuk na permbushin. Konfliktet me shefin, bashkepunetoret apo klientet jane shkaqet e tjera kryesore per stresin ne pune.

Shenjat e stresit ne pune

• Dhimbje koke
• Probleme me gjumin
• Probleme me perqendrimin
• Temperament te keq
• Stomak te trazuar
• Moral te ulur dhe pakenaqesi nga puna

Cfare e shkakton stresin ne pune

Shumicen e kohes puna eshte burim kryesor i stresit qe mund te coje ne probleme me shendetin. Stresi i punes ndikon edhe ne jeten ne familje. Me poshte do te shihni disa burime kryesore te stresit ne pune.
• Humbja e kontrollit. Ndjenja sikur nuk keni kontroll ne punen tuaj ose ne detyrat tuaja eshte shkaku me i madh i stresit ne pune. Njerzit qe ndjejne se nuk kane kontroll ne pune jane me te prirur te zhvillojne semundje te lidhura me stresin.
• Rritja ne pergjegjesi. Marrja persiper e detyrave shtese ne pune eshte shume stresuese. Ju stresoheni akoma me teper nese keni shume pune per te bere dhe nuk munsd ti thoni “JO”, detyrave te reja.
• Satisfaksioni dhe performanca ne pune. A jeni krenar per punen tuaj? Nese puna juaj nuk eshte e kenaqshme, atehere mund tju duket stresuese. Jeni te shqetesuar si po e beni punen? Te ndjerit te pasigurte per performancen ne pune eshte gjithashtu nje burim i madh i stresit ne pune.
• Paqartesi per rolet ne pune. Te qenit te paqarte per detyrat tuaja, sesi do te ndryshoje puna juaj, ose qellimet e departamentit apo kompanise tuaj mund tju rrise stresin. Nese ju i pergjigjeni me teper se nje shefi, te kenaqni kerkesat e secilit prej tyre mund te jete gjithashtu stresuese.
• Mangesi komunikimi. Tensioni ne pune vjen si pasoje e komunikimit te varfer. Te mos qenit i afte te flisni per nevojat, shqetesimet dhe frustrimet tuaja krijon stres.
• Mungesa e mbeshtetjes.Mungesa e mbeshtetjes nga shefi apo bashkepunetoret tuaj e ben me te veshtire te zgjidhni problemet qe po ju stresojne
• Kushtet e keqija te punes. Kushte te pakenaqshme apo te rrezikshme pune si zhurmat, problemet ergonomike etj mund te shkaktojne stres.

Cfare te beni per stresin e punes?

Ju mund te reduktoni pak nga stresi i punes duke mesuar si te menaxhoni kohen dhe detyrat tuaja. Mendoni per disa ngjarje qe ju stresojne ne pune. Pastaj fokusohuni ne nje ose dy gjera qe mund te beni per te lehtesuar stresin.Me poshte keni disa ide:

Ju dhe shefi juaj
Beni mbledhje me menaxherin tuaj te pakten nje here ne vit (cdo 3-6 muaj eshte akoma me mire) per te folur per punen tuaj dhe performancen tuaj. Ja disa pyetje qe mund te beni

• Cfare pritet nga ju ne punen qe keni marre persiper?
• Ku po perpiqet te arrije kompania?Si do te perfshiheni ju ne planet e ardhshme?
• Si po ja dilni? Kush jane pikat tuaja te forta?Si mund te permiresoheni?
• Nese do vazhdoj tja dal mire ne pune, si dhe kur do te merrni shperblimin qe ju takon?

Ju dhe puna juaj
• Organizohuni. Ndiqni projektet dhe kufinjt duke bere nje liste me gjerat me urgjente.Vendosni kush eshte me e rendesishme dhe cilat ceshtje mund te presin
• Mos i lini gjerat mbas dore. Perdorni nje axhende per te planifikuar diten apo javen tuaj. Vetem duke e pare ne leter qe keni mjaftueshem kohe per te bere te gjitha detyrat do ju ndihmoje tja arrini qellimit. Ndani nje projekt te madh ne hapa te vegjel dhe vendosni limitet per secilin prej tyre
• Mesoni te thoni JO. Mos u mbingarkoni. Nese merrni persiper shume, ju do te krijoni stres
• Fokusohuni. Beni gjerat nje e nga nje. Ne disa raste ju mund te beni 2 gjera ne te njejten kohe.Por nese filloni te stresoheni me teper kthehuni prapa dhe bejini gjerat nje nga nje.
• Perqendrohuni. Perpiquni te kufizoni shperqendrimet dhe nderprerjet. Kerkoni te tjerve tju japin nje perjudhe kohe kur nuk duhet tju shqetesojen
• Delegoni. Kerkojini te tjerve te marrin disa detyra. Nuk eshte gjithmone e rendesishme te keni te gjithe kontrollin.

Kini kujdes per veten
Gjeni kohen per veten tuaj. Lini punen tuaj ne zyre, edhe nese zyra eshte nje prej dhomave te shtepise tuaj. Lini celularin ne zyre nese eshte e mundur ose vendosni te mos pergjigjeni gjate kohes qe ja dedikoni vetes apo familjes tuaj. Mos kontrolloni emailin e punes edhe ne shtepi.
Jini gjithmone optimist. Mbani mend qe te gjithe kane dite te mira dhe dite te keqija ne pune
Jepini shperblim vetes. Sapo mbaroni nje detyre te veshtire,festoni. Hani dicka te shpejte ne tavolinen e punes, ose nese jua lejon puna beni nje shetitje te shkurter me ndonje koleg.
Planifikoni kohen per argetim. Nese e harxhoni cdo sekonde te dites duke bere gjera, mund te vini re qe asnjehere nuk keni kohe per veten. Nese punedhenesi juaj ju ofron nje orar fleksibel, perdoreni ate ne menyren qe i pershtatet stilit te punes tuaj. Shkoni ne pune me heret ne menyre qe te merrni pushim me te gjate ne dreke per ndjekur nje seance joga apo per te bere nje shetitje.
Praktikoni teknikat e frymemarrjes dhe relaksimit. Ju mund ti beni keto ne shtepi ose ne nje vend te qete ne pune.