Dieta E Jennifer Aniston Dhe Sekretet E Saj Te Bukurise

Keni menduar ndonjehere se si Jennifer Aniston eshte ne nje forme te shkelqyer edhe ne moshen 43-vjecare?
Aktorja e njohur vecanerisht nga seriali “Friends”, zbulon sekretet e saj te bukurise.
Ajo eshte 1.65cm e gjate dhe peshon vetem 53kg. Kjo fale nje stili jetese te shendetshem, nje diete te ekuilibruar dhe aktivitetit fizik.

 

dieta e jennifer aniston

Dieta e Jennifer Aniston

Jennifer ka vite qe ndjek Dieten Zona dhe Dieten Detox. Dieta Zona eshte me e preferuara nga VIP-at e Hollywood si: Madonna, Demi Moore, Sandra Bullock apo Cindy Crawford.

“Une nuk ndjek nje menu standarte, ha cdo gje por shmang ushqimet e perpunuara, kontrolloj porcionet dhe konsumoj shume fruta, perime e proteina te varfra. Preferoj shume sallatat por nuk heq dore nga kafja ime e perditshme apo te ngrenurit ndonjehere patate te skuqura me salce. Ideja eshte te mos hash ushqime kalorike e jo te shendetshme cdo dite e ne menyre te pakontrolluar”- shprehet Jennifer.

Dieta Zona nuk eshte e veshtire per tu ndjekur, nuk kerkon ndonje sakrifice te madhe thjesht duhet te konsumoni 3-vaktet kryesore dhe 2 snack. Nuk duhet te hani me pak se sa rekomandohet, por duhet te kombinoni ushqimet sipas porzioneve te meposhtme:

40% karbohidrate 30% proteina 30% yndyra

Rregullat baze te Dietes Zona

dieta zona

Autori i kesaj diete, Dr.Barry Sears shpjegon ne detaje avantazhet e kesaj menyre te ushqyeri ne librin e tij “Enter the Zone”. Pretendimet e tij nuk kane te bejne vetem me renien ne peshe por njekohesisht me uljen e riskut te prekjes nga semundje si: semundje te zemres, diabeti apo presioni i larte i gjakut. Gjithashtu kjo diete rrit edhe performancen tuaj atletike.

– Konsumoni proteina ne cdo vakt edhe ne snack (ne mengjesin e vone apo mbasdite), afersisht sa madhesia e dores tuaj apo nje pjese te vogel gjoks pule.
– Konsumoni karbohidrate te shendetshme si: perime, thjerreza, drithera, fasule dhe fruta ne nje porcion sa 2-fishi i proteinave.
– Nese zgjidhni karbohidrate “jo te shendetshme” si: orizi kaf, makaronat, buka, banane apo cdo lloj lengu frutash, atehere duhet te konsumoni nje porcion me te vogel. Kjo sepse keto ushqime e clirojne me shpejt glukozen.
– Nuk ndalohet konsumi i produkteve te qumeshtit, por sugjerohet qumesht pa yndyre dhe djath pa yndyre. Gjithashtu keshillohet konsumi i te bardhes se vezes. Evitoni te verdhen e vezes dhe mishin e kuq.
– Dieta Zona kufizon konsumin e yndyrave te ngopura (te saturuara) por nuk perjashton vajin e ullirit, kanoles, makademias apo avokados.
– Pini shume uje deri ne 8 gota ne dite.

Krahasuar me dietat e tjera, kjo diete eshte me e pasur me proteina dhe yndyrna, e me e kufizuar ne karbohidrate. Dr.Sears e bazon teorine tij, ne kontrollin e prodhimit te hormonit te insulines. Pervec shume roleve te insulines ne organizem nje nder me te rendesishmit eshte edhe kontrolli i depozitimit te kalorive ne dhjam.
Synimi eshte te arrini nje ekuiliber midis insulines dhe glukagonit (hormoni i kundert i insulines), i cili eshte pergjegjes per clirimin e glukozes nga melcia, ne momentin qe nevojitet. Kjo balance arrihet vetem nese jeni te vemendshem se sa dhe cfare vendosni ne pjate.

Shembull i nje menuje te Dietes Zona:

Mengjesi 

Mengjesi tipik i kesaj diete duhet te permbaje proteina dhe fruta ose perime si: molle, boronica, spinaq ose patate te embla. Mund te hani:

– veze te zier me proshute pule
– pite te bera me patate te embla e te shoqeruar me proshute pule
– omlete me domate e borzilok e shoqeruar me feta patatesh te ziera

Dreka

Per dreke dhe darke ndajeni pjaten tuaj ne 3-pjese:

1/3 me proteina te varfra si mish pule i pjekur, gjel deti apo peshk. Porcioni duhet te jete sa madhesia e dores dhe 2/3 me perime pa permbajtje niseshteje, mund te shtoni edhe yndyra te shendetshme si gatimi i perimeve me vaj ulliri apo shoqerimin me fruta te thata.

– provoni sallaten Cesar ose CHEF me gjoks pule te pjekur
– merluc te pjekur dhe thjerreza
– kerpudha te pjekura te gatura me domate dhe kungull

Darka

Edhe ne darke ndajeni pjaten ne 3-pjese por mund te perfshini edhe drithera, elb apo oriz kaf. Perfshini peshkun dhe mishin e pules te shoqeruar me perimet sezonale. Te gjitha ti keni gatuar me vaj ulliri. Mund te beni edhe nje supe me copa mishi vici dhe salce domate.

Snack

Per snack mund te konsumoni krekersa me pak karbohidrate, nje dardhe apo kos frutash pa yndyre. Frutat si molla, kajsite, boronicat jane shume te pershtatshme per snack perderisa kane edhe indeksin glicemik te ulet, i cili ndikon ne nivelin e sheqerit ne gjak.

stervitje fizik

Kura Detox

Por pervec ndjekjes se vazhdueshme e te rregullt te Dietes Zona, Jennifer Aniston i kushton rendesi edhe pastrimit te organizmit nga toksinat. Kura Detox qe lufton toksinat e trupit jo vetem ndihmon ne ruajtjen e linjave por ndikon ne lekure e floke te shendetshem dhe ne parandalimin e celulitit. Jennifer ka hequr dore nga duhani, alkoli dhe kafeina. Gjithashtu cdo mengjes ajo pi nje gote me leng limoni i pasur me vitamine C dhe konsumon vazhdimisht cajra bimore qe ulin fryrjen e stomakut.

Aktiviteti fizik

Dihet tashme qe per te qene ne forme nuk mjafton vetem dieta por duhet edhe aktiviteti fizik. Jennifer ben aktivitete te ndryshme si: praktikon Yoga Budokon (mix Yoga me art marcial) 3-here ne jave, ben Pilates 2-here ne jave, ben vrap te lehte cdo mengjes dhe ben 20 minuta tek pista e vrapit ose tek stepi qe ka ne shtepine e saj. Nese vertete deshironi te jeni ne forme si Jennifer Aniston duhet te ndiqni kete stil jetese, i cili ndoshta nuk eshte i thjeshte por as i pamundur.