Cfare Eshte “Sindroma e Stresit Pas Pushimeve” ?

Miliona njerez neper bote vuajne nga “Sidroma e Stresit Pas Pushimeve”. Ajo eshte nje forme stresi e cila shfaqet pas nje periudhe relaksuese te jetes (ndoshta jo gjithmone fizike por te pakten mendore). Efektet e ketij stresi nuk duken vetem pas pushimeve verore por prekin edhe njerzit qe shkeputen nga puna gjate Krishtlindjeve dhe pushimeve te Vitit Te Ri. Duhet shume mund dhe durim per te menaxhuar stresin pas pushimeve.

Cfare eshte stresi? Stresi eshte pergjigjia fizike dhe emocionale e njeriut ne situata te caktuara. Per shume njerez kthimi ne pune pas pushimeve verore apo dimerore eshte nje torture e vertete. Kjo sepse pershtatja apo ri-integrimit ne vendin e punes, me kerkesen e menjehershme per produktivitet dhe rezultate nuk arrihet nga njeri moment ne tjetrin.

sindroma e stresit pas pushimeve

Kerkimet nga istitucionet per menaxhimin e stresit zbuluan se:

• 66 % e punetoreve kur ktheheshin nga pushimet ndjenin shume stres dhe merrnin fryme me ngadale.
• Mengjesi i te henes ne pune, sidomos kur kthimi nga pushimet kishte ndodhur te dielen mbasdite ishte shkaku kryesore i depresionit.
• Matja e nivelit te stresit te punetorve para, gjate dhe pas pushimeve tregoi se te pakten gjysma e benefiteve nga pushimet zhduken tre ditet e para te kthimit ne pune dhe pas tre javesh nuk egzistojne me.
• Niveli i stresit ne 76 % te punetoreve javen e pare pas kthimit ne pune ishte i njejte me ate te diteve para ikjes me pushime.

Puna eshte konsideruar si shkaku kryesor i stresit sepse permban:

stresi pas pushimeve verore

• Shqetesimin per te ardhurat
• Ngarkesen e punes
• Permbushjen e shume detyrimeve ne te njejten kohe
• Mosmarrveshjet me koleget apo superioret
• Afatet
• Mendimet negative
• Friken dhe shqetesimet

Kush jane simptomat e stresit pas pushimeve?

simptomat e stresit

• Trishtimi
• Melankolia
• Zemerimi
• Ankthi
• Lodhja
• Dhimbjet e kokes
• Dhimbjet e muskujve dhe ngercet
• Ndjenja e deshtimit ne permbushjen e detyrimeve
• Ndjenja qe edhe gjerat e vogla duken shume te medha

Si menaxhohet stresi pas pushimeve?

• Lidhuni me miqte dhe te afermit. Flisni per pushimet tuaja, pyesni per eksperiencat e tyre dhe kenaquni me ndjenjen e relaksit dhe pushimin qe kishit.
• Perpara se te filloni punen kujtoni disa nga momentet e bukura gjate pushimeve. Mundohuni te mbani gjalle kujtimet tuaja duke mbajtur fotografi ne kompjuter apo ne zyre.
• Filloni nje aktiviteti qe donit ta benit prej kohesh por qe gjithmone e kishit shtyre.
• Filloni te mendoni per pushimet e ardhshme, do ju ndihmoje te cplodheni dhe te ndiheni me mire.

Si te menaxhoni stresin ne pune pas pushimeve?

si te menaxhoni stresin ne pune pas pushimeve

• Perpiquni te ktheheni nga pushimet 1-2 dite parapara se te filloni pune. Ato dy dite qe keni ne dispozicion zbrasni valixhet, shkoni ne supermarket dhe merruni me punet e shtepise.
• Perpiquni qe gradualisht te ktheheni te obligimet e punes. Filloni me detyren me te thjeshte si psh: lexoni posten elektronike apo rregulloni zyren.
• Vendosni nje foto per tju kujtuar pushimet ne zyre dhe ndersa e shikoni kujtoni gjera e bukura te kaluara gjate pushimeve.
• Menaxhoni kohen dhe aktivitet qe te mos ndiheni te mbytur me pune.
• C’lodhuni. Shpesh stresi dhe melankolia ndryshojne regjimin metabolik te trupit.
• Stervituni. Ushtrimet fizike dhe stervitja jane ndoshta menyra me mire per te luftuar stresin.
• Kerkojini ndihme kolegeve dhe miqve tuaj.
• Mos lini takime per diten e pare te punes.
• Beni cdo dite dicka te bukur per veten tuaj. Mos prisni vetem pushimet e ardhshme.

Perpiquni te mbani nje balance midis punes dhe jetes personale. Te ruani kete balance do te thote qe ju duhet te gjeni kohe per te katert aspektet me te rendesishme te jetes: punen, familjen, hobet dhe miqte. Eshte shume e rendesishme dhe e nevojshme te gjeni kohe cdo dite edhe per veten tuaj. Eshte gjithashtu shume e rendesishme te beni aktivitete jashte axhendes ditore, individualisht apo me koleget ose familiaret per te mundesuar shkeputjen nga rutina stresuese. Perpiquni te shmangni mendimet dhe ndjenjat negative per te mos i lene te akumulohen duke u bere problem serioz.

Ne pergjithesi per menaxhuar stresin ne menyre eficente ju duhet te:

si te menaxhoni stresin

• Jeni te afte te kontrolloni situatat stresuese
• Shmangni detyrimet jashte aftesive tuaja
• Beni gjume te mire si ne sasi dhe ne cilesi
• Ndiqni nje diete ushqimore te shendetshme me fruta dhe perime
• Gjeni kohen e mjaftueshme per pushime
• Mbani mardhenie te kenaqshme me miqte dhe familiaret
• Kini prioritete dhe qellime per jeten tuaj
• Aplikoni teknika relaksuese
• Kerkoni ndihme nga persona te kualifikuar nese eshte e nevojshme