Guida E Renies Nga Pesha Per Te Gjithe Ata Qe Jane Konfuze

Ha kete, mos ha kete, dieta atkins, dieta dukan, prova bikini etj.Te gjitha keto shpesh shkaktojne vetem konfuzion. Me poshte do te gjeni pergjigje per disa nga pyetjet me te rendesishme qe lindin perpara se te filloni dieten per tu dobesuar apo per te mbajtur trupin ne peshen aktuale pa u shendoshur.

Renie ne peshe apo humbje e dhjamit?

Renie ne peshe apo humbje e dhjamit

Kur flasim per renie peshe ne te vertete e kemi fjalen per humbjen e dhjamrave te depozituara ne trup. Realisht humbja ne peshe mund te jete ne humbje ne mase muskulare, uje(lengje) apo dhjamra. Te qendruarit mbi peshore nuk ju jep asnje te dhene mbi perberjen e trupit tuaj, prandaj ju sugjerojme te mos peshoheni shume shpesh. Pesha jone shpesh lekundet ne baze te nivelit te hidratimit. Pasqyra, rrobat, fotografite etj, te gjitha se bashku mund te na japin informacion me te rendesishem mbi peshen jo thjesht peshorja.

Si mund te humbisni dhjamin e tepert?

humbje peshe

Per te humbur dhjamin duhet thjeshte te vini ne zbatim ligjin e thjeshte te natyres te marrjes dhe konsumit të energjisë. Duke ngrene me shume pra duke marre me shume energji se sa mund te konsumoni ju do te shtoni ne peshe. Duke djegur me shume energji nga c’mund te merrni do te thote te humbisni ne peshe. Fatkeqesisht ky plan nuk eshte aq i lehte te realizohet. Te humbasesh dhjamin per pjesen me te madhe te njerezve eshte e veshtire keshtu qe ju sugjerojme te mesoheni me kete ide.
5 gjera duhet te mbani mend gjithmone: ushqimin, ushtrimet kardio, dedikimi, qellimet ,ushtrimet e forces. Per disa njerez eshte e mundur te bien ne peshe vetem me ane te dietes, por shanset per sukses jane shume te larta nese i aplikoni keto 5 principe njeheresh. Edhe dieta me perfekte nuk funksionon nese nuk e ndiqni si duhet.

Cfare lidhje ka midis ushtrimeve te forces dhe humbjes se dhjamrave?

stervitje force

Ushtrimet e forces nuk jane thelbesore per te humbur dhjamin por sigurisht qe ndihmojne. Ato aktivizojne metabolizmin per gjithe diten dhe ndihmojne ne forcimin e muskujve. Muskujt jane gjithmone aktive, ata kane nevoje te vazhdueshme per energji, keshtu qe ju ndihmojne te digjni kalori gjate gjithe dites. Nqs po mendoni nese ushtrimet e forces duhen apo jo zgjidhni nje nga alternativat e meposhtme:

E dua trupin tim te jete i forte dhe i dobishem, apo trupi im eshte vetem per tu pare nga te tjeret?

Ngritja e peshave e ben trupin tuaj te forte dhe me te dobishem.

Mund te ha me pak dhe te shmang vaktet?

mund te ha pak

Eshte gjeja me natyrale qe do donim te benim kur vendosim te dobesohemi por nuk eshte zgjidhja e duhur. “Duhet te dobesohem keshtu qe do vdes urie”. Ketu gjerat behen konfuze. Duke e lene trupin te uritur ai kunderpergjigjet duke ngadalesuar veprimet, ju ndiheni i irrituar, i lodhur dhe filloni te humbisn mase muskulare dhe dhjame. Mbasi keni vuajtur urie dhe mbasi keni pare endrra per ushqimin ka shume mundesi qe ju te lodheni dhe te hiqni dore duke filluar te hani si me pare. Por cfare ndodh? Energjia akumulohet duke u shnderruar ne rezerva sepse trupi juaj eshte ende duke punuar ngadale. Humbja e dhjamit varet e gjitha nga reduktimi i kalorive por marrja e shume pak kalorive shkakton me teper probleme se sa i zgjidh ato.

Pse duhet te lodhem me stervitjen apo palestren?

ushtrime force

Ka njerez qe kane humbur ne peshe (dhe e kane ruajtur ate) pa bere shume ushtrime. Ushtrimet kardio kane shume perfitime per shendetin: – me e rendesishmja ato mbajne zemren te forte. Duke bere cdo lloj forme ushtrimesh si pjese te zakonshme te dites ju keni per te qene shume me teper te sukseshem ne mbajtjen e trupit ne forme. Vetem kini parasysh dedikimin. Ushtrimet kardio mund te jene: ecja e shpejte, vrapi i lehte, bicikleta, noti etj.

Sa shume gjera per te mesuar – NDIHME!

Ka me qindra libra per dietat dhe programe per tu dobesuar. Shume prej tyre kane pretendime te egzagjeruara por mbani mend gjithmone qe:
• Nuk egziston asnje program per dobesim qe u pershateten te gjitheve njesoj
• Nuk ka kura mrekulli berese per tu dobesuar
• Keni cdo shans per te ndryshuar veten
• Eshte plotesisht e mundshme te humbni dhjamin e tepert dhe te jeni me te shendetshem
• Kini besim ne vetvete

A me duhet te blej dicka (Ndonje Liber ose te abonohem ne ndonje Reviste)
Jo. Nese keni mjaftueshem njohuri per ushqyerjen dhe shume motivim ju mund ta zgjidhni vet ndryshimet qe doni te beni ne menyren e jeteses. Megjithate shumica prej nesh nuk kane kohe te mesojne, ti bejne vet keto gjera, keshtuqe paguajne dike tjeter qe ti planifikoje programin e duhur per te ndjekur.
Pse ka kaq shume dieta te ndryshme?

dieta

Ka me qindra dieta. Disa funksionojne, disa jo. Disa dieta jane shume te gabuara. Shmangni ato ekstremet: dieta me shume pak karbohidrate apo me shume pak yndyrna. Mesoni me shume per karbohidratet, proteinat apo yndyrnat. Mesoni me shume per ushqimet dhe se si te shmangni sa me shume te jete e mundur perdorimin e ushqimeve te perpunuara.
Jo te gjithe kane mendime te njejta qofte edhe per dietat me te njohura sepse ne te vertete dy njerez te ndryshem mund te kene rezultate te ndryshme nga i njejti program.

Ku duhet te filloj?

pse duhet te stervitem

Mund te filloni duke hequr nga dieta disa nga ushqimet hiper kalorike si pijet me gaz apo fast food-et dhe duke bere pak me teper ushtrime. Megjithate do zbuloni se pa pasur vullnet dhe pa pasur te qarte qellimin qe doni te arrini shume shpejt do te merziteni dhe do te hiqni dore. Nuk ka asgje me te mire se arritja e rezultateve te pelqyeshme per tju mbajtur te motivuar.

Mund te funksionoje kjo per mua?

diete

Hileja qendron te fakti qe te gjithe jemi unik. Karakteristika fizike te ndryshme dhe gjene te ndryshme. Kjo eshte arsyeja pse secili nga ne duhet te bej gjera lehtesisht te ndryshme qe te vazhdoje te humbase dhjamin e tepert. Behuni gati per nje angazhim afatgjate, besoni te ndryshimet dhe ne nje menyre te re jetese. Te humburit ne peshe jo vetem ju ndihmon fizikisht dhe emovionalisht te ndiheni me mire por gjithashtu ju kursen para duke ulur shpenzimet tuaja shendetsore.

Mos harro…
Ti mund tja dalesh. Thuaji lamtumire sjelljes prej viktime. Me hapa te vegjel mund te arrish qellimin qe do. Shpesh mund te pengohesh apo mund te besh hapa prapa por mbaj mend deshtimi nuk eshte vdekjeprures keni gjithmone kohe per te rifilluar.

 

1 thought on “Guida E Renies Nga Pesha Per Te Gjithe Ata Qe Jane Konfuze”

  1. Un mendoj se mund te bi nga pesha vetem ne kte menyr nga vrapimi dhe nga levizja duarve, kembeve dhe te bej stervitje me gira shtaga. Kjo esht menyra per tu rene nga pesha. Faleminderit.

Comments are closed.