Naten E Kaluar Keni Pire Cfare Ju Ka Dale Perpara? Ja Disa Ushqime Qe Do Ju Ndihmojne Te Kaloni Dehjen

Keni festuar cmendurisht dhe keni pire pafund me shoqerine. Duhet te egzistoje me patjeter dicka qe lehteson dhimbjen e kokes, ndjesine e te perzierit,te vjellat dhe te ndjerit keq mbas dehjes. Kerkimet shkencore ne kete fushe lene per te deshiruar dhe ende nuk ka nje zgjidhje per te gjithe problemet qe shkaktojne pijet alkolike. Heren tjeter qe do pini shume, konsumoni keto ushqime per tu lehtesuar.

Uji

uji

Pijet alkolike dehidratojne trupin prandaj numri 1 ne listen tone eshte Uji. Te pirit shume uje duhet te lehtesoje dhimbjen e kokes shume shpejt.

Lengu frutave

leng boronice

Pasi e keni tepruar me pijen, niveli i sheqerit ne gjak ka shkuar ne qiell, duke shkaktuar shume nga simptomat e te te qenit i pire. Provoni te pini leng frutash. Jo vetem qe ju jep sheqer natyral, por gjithashtu do te zevendesoje disa elektrolite qe keni humbur dhe ju jep nje doze te mire vitaminash. Lengu molles dhe i boronices se kuqe jane me te mire se lengu i portokallit edhe pse ai eshte me pak acid dhe me i lehte me stomakun delikat.

Kastravecat Turshi

kastravecat turshi

Shume pije e le trupin te varfer nga vitaminat, kriperat dhe mineralet. Kastravecat turshi jane te pasur me substanca ushqyese si: vitamine A, hekur, vitamine K, kalium, kalcium dhe magnez. Prandaj edhe pse mund tju duket e cuditshme hani disa kastrave turshi dhe do kaloni pjesen me te keqe te dehjes.

Konservat me peshk ton

konserva toni

Eshte e cuditshme por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton jane shume te mira per te zevendesuar substancat ushqyese te humbura qe shkaktojne simptomat e dehjes. Kjo nese stomaku juaj mund ta pranoje.

Bananet

bananet

Sa me shume alkol te pini aq me te dehidratuar beheni. Sa me te dehidratuar te jeni aq me shume kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju ben te ndiheni i lodhur, dhe gjithashtu mund tju perzihet, dhe tju vi per te vjelle. Pertypni nje banane e cila eshte shume e pasur me kalium dhe mund te shkurtoje kohezgjatjen e ketyre simptomave.

Buke integrale

buke integrale

Nuk e dime per ju po buka integrale eshte ne maje te listes tone si nje nga ushqimet per te cilin kemi uri mbas pijes. Dhe ka nje arsye te mire per kete. Buka integrale ne vecanti eshte nje burim i mire per vitaminen B dhe gjithashtu per acidet lyrore qe i duhen melcise per deintoksikimin e trupit.

Fasulet

fasule

Ato jane nje kure shume e mire mbasi e keni tepruar me pije. Fasulet jane nje burim shume i mire i fibrave dhe acidit folik, gjithashtu permbajne shume proteina qe i duhen trupit per te marre veten. Vetem kini kujdes ti gatuani me pak krip apo sheqer qe te jene me te shendetshme.

Orizi kaf

orizi kaf

Karboidrate te mira jane edhe ato qe gjenden te orizi kaf, meqenese eshte i pasur me vitamine B dhe proteina.

Vezet

 veze

A e dinit qe kur pini shume, trupi juaj prodhon nje substance te quajtur acetaldeid e cila shkakton disa nga simptomat mbas te pires? Me pas trupi reagon duke prodhuar nje substance kimike te quajtur glutation. Por sasia qe prodhohet eshte e pamjaftueshme. Vezet jane te pasura me cisteine (te perfshira ne glutatione). Ato mund te ndihmojne me eliminimin e toksinave te ngelura gjate pastrimit te trupit nga pija. Kjo shpjegon edhe faktin pse nje veze e skuqur eshte gjeja e pare te ciles i drejtohemi pa vetedije mbas nje feste te rende.

Qumeshti

qumesht

Te sherohesh mbasi ke pire shume nuk eshte nje gje qe behet vetem mbasi ke pire. Nje gje te tille mund ta parandalosh duke mbrojtur stomakun perpara se te pish cdo gote qe te vene perpara. Nje ushqim i shendetshem per te bere kete eshte qumeshti.

Vaji i ullirit

vaj ulliri

Ai ngadalson perthithjen e alkolit nga trupi, ndersa konsumimi i ushqimeve te pasura me vitamine B dhe C limitojne humbjen e substancave ushqyese. Ato gjithashtu ju ndihmon te ndiheni i ngopur dhe ka me pak gjasa te pini aq shume.

Frutat e thata

fruta te thata

Te ngrenit te nje pako fruta te thata mund tju ndihmoje per te frenuar simptomat e pijes. Ato jane plot proteina, vitamine E dhe substanca te tjera ushqyese. Kur jane te kripura ato mund te ndihmojne edhe te ekuilibrojne nivelet e sheqerit ne gjak.

Caji me mente (peppermint)

caj mente

Mentja ndihmon tretjen dhe ndihmon ne clirimin e tensionit, fryrjes dhe ndjenjave te keqija ne stomak pas nje dehje te keqe. Ai gjithashtu ndihmon procesin e deintoksikimit.

Caji kamomilit

caj kamomili

Deshironi te qetesoni barkun dhe te ndaloni te perzierat? Atehere beni nje caj kamomili. Embelsojeni me mjalt per te shtuar sheqerin natyral ne listen e substancave qe ndihmojne trupin mbas pijes.

Xhenxhefil

xhenxhefil

Keni stomak te dobet? Pervec faktit qe eshte nje antioksidant shume i fuqishem, xhenxhefili mund te ndihmoje lehtesimin nga te perzierat duke vepruar si anti-inflamator ne aparatin tretes dhe duke bllokuar receptoret e serotonines ne stomak. Pergatisni nje caj me xhenxhefil dhe do ta ndjeni menjehere ndryshimin.

Kerpudhat

kerpudhat

Nje tjeter ushqim shume i rendesishem per te shpetuar nga gjendja e keqe pas pijes jane kerpudhat. Ato jane burim shume i mire i seleniumit i cili eshte vecanerisht i mire per fuqite e tij antioksiduese. Ato gjithashtu permbajne vitamine B, e cila ndihmon melcine duke lehtesuar procesin e deintoksikimit.

Spinaqi

spinaqi

Nje tjeter ushqim qe mund te ndihmoje melcine per deintoksimin eshte spinaqi. Cdo gjethe eshte e pasur me acid folik, vitamine C dhe sulfur, te gjitha substanca shume te vlefshme per te zhdukur vuajtjen nga dehja.

Domatet

domate

I vetmi ingredient kryesor te Bloody Mary qe ju ndihmon te zhdukni cdo simptome te pijes eshte lengu i domates. Jo vetem qe domatet jane te pasura ne vitamine C, por ato permbajne gjithashtu glutation. Ai eshte nje substance qe trupi e prodhon si kunderveprues ndaj toxinave te alkolit. Provojeni menjehere do te ndiheni me mire.